Sarri pranon ulje ngritjet e Juventusit
Juventusi nuk e mbylli pozitivisht këtë vit, teksa humbi objektivin e parë të sezonit.

Në Arabinë Saudite, bardhezinjtë u mposhtën në finalen e Superkupës ndaj Lazios me rezultatin 3-1.

Në këtë formë, dyshimet mbi ekipin e Sarrit janë ngritur sërish. Por, për teknikun këto momente janë normale, dhe ka theksuar se skuadra do të rritet me kalimin e kohës, pasi sipas tij kjo i ka ndodhur edhe Liverpoolit të Klop, që sot është në majën e botës.

Ndërkaq, Sarri thekson se Champions duhet të jetë një objektiv, por duke ditur se në garë janë kundërshtarë të nivelit të lartë.

"Jemi akoma në një periudhë me ulje e ngritje. Ka momente ku luajmë si skuadër dhe ka momente ku jemi më pak skuadër. Por, kjo është normale. Gjëja që veçoj është pësimi i golave në brendësi të zonës, një detaj që te Juventus nuk është parë në vitet e kaluara. Duhet të përmirësohemi në këtë aspekt.

Edhe Liverpooli i Klop është rritur me kohën dhe sot janë në majën e botës. Jemi një skuadër që duam të fitojmë, por në Europë nuk është asnjëherë e lehtë. Champions League duhet të jetë një objektiv, por duke ditur se në garë janë kundërshtarë të një niveli të lartë", u shpreh Sarri.
Shtuar më 25/12/2019, ora 10:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori