Sarri rikthehet në stërvitjen e Juventusit, por jo plotësisht
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, është në rrugë të mirë për t’u riaftësuar nga pneumonia, pasi sot ai është ndier mjaft mirë për ta udhëhequr seancën stërvitore.

Skuadra në dispozicionin e tij ka qenë e kufizuar për shkak se disa futbollistë janë angazhuar me përfaqësueset respektove, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Douglas Costa kanë marrë dy ditë pushim shtesë dhe do të rikthehen në stërvitje të premten.

Juventusi ka konfirmuar përmes një komunikate se Sarri po përmirësohet nga pneumonia dhe se e ka drejtuar pjesërisht seancën e sotme stërvitore.

Trajneri italian ka një muaj që vuan nga kjo sëmundje dhe nuk ishte në gjendje ta drejtonte skuadrën në dy ndeshjet e para të Juves këtë sezon në Serie A, ndaj Parmas dhe Napolit.
Shtuar më 04/09/2019, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori