Sarri: Ronaldo si peshkaqen, arrin çdo gjë
Maurizio Sarri, trajneri i Juventusit, pas ndeshjes së fituar kundër Lazio, kërkon që skuadra e tij të shohë përpara dhe të sigurojë sa më parë titullin kampion. “E kam thënë gjithmonë, të flasësh për mundësinë e të fituarit të një ndeshjeje është njëlloj si për një rast goli.

Nuk do të thotë asgjë nëse nuk arrihet objektivi. Kemi nevojë për katër pikë dhe çdo gjë është e vështirë duke luajtur çdo tre ditë. Për këtë arsye duhet përqendrim maksimal”, tha fillimisht Sarri, i cili më pas foli edhe për rekordin e Cristiano Ronaldo, i cili bëhet futbollisti i parë që ka shënuar më shumë se 50 gola në tre kampionate të ndryshme: Serie A, Premier League dhe La Liga.

“Kur Cristiano e nuhat gjahun, nuk fal… Ai është i jashtëzakonshëm, pasi rikuperohet shumë shpejt mes ndeshjeve. Nuk është çështje fizike, por psikologjike. Ai mund të lojtari që ka shpenzuar më shumë energji dhe pastaj rikuperohet. Bëhet fjalë për një lojtar klasi botëror në mendje dhe në këmbë”, shton tekniku i Juventusit.

“Rekordi absolut i Higuain, me 36 gola në sezon? Nëse Ronaldo (30 gola) e ngulit diçka në mendje, atëherë është e vështirë ta ndalosh. Do të shohim nëse do të pushojë në javët e ardhshme. Nëse është në këtë formë, atëherë ndoshta nuk ka nevojë”, u shpreh Sarri, i cili në fund foli edhe për Champions League.

“Ka qenë një sezon i çuditshëm. Do të shohim në Champions ekipe që nuk kanë luajtur prej muajsh dhe ekipe që kanë luajtur çdo tre ditë. Izolimi nuk ishte relaksues për asnjë. Nuk është e lehtë të rrish në shtëpi dhe të dëgjosh tingujt e autoambulancë që kalonin vazhdimisht”, mbyll Sarri, i cili në deklaratë e dhënë për Sky Sport Italia tregoi se Dybala nuk ishte titullar për shkak të një problemi në shpinë.
Shtuar më 21/07/2020, ora 09:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori