Sarri "rregullohet" me Juventusi, gati për stolin e Fiorentinës
Maurizio Sarri është shumë pranë zgjidhjes së kontratës me Juventusin.

Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb trajneri italian e ka firmosur zgjidhjen me konsensus të kontratës me kampionët e Italisë dhe që nga ky moment është i lirë për të firmosur me një tjetër ekip..

Palët kanë arritur marrëveshjen që ka kënaqur si Sarrin ashtu edhe klubin e Juves përsa i përket anës ekonomike. Për ish-trajnerin e Napolit dhe Chelsea-t tashmë shtohen zërat për t’u ulur në stolin e Fiorentinës një skuadër që ka zhvilluar një merkato cilësore gjatë kësaj vere dhe kërkon një pozicion sa më të mirë në renditje./ss

Shtuar më 29/10/2020, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori