Sarri telefonon Higuain, argjentinasi shumë afër kalimit në Londër
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, tashmë ka kontaktuar me sulmuesin argjentinas të Milanit, Gonzalo Higuainin, për t’ia bërë atij ofertën për t’u transferuar në Londër, si pjesë e marrëveshjes për shkëmbim me Alvaro Moratën.

Sipas Sport Mediaset, Sarri është duke punuar shumë prapaskenave për ta siguruar një ribashkim me ish-sulmuesin e tij në Napoli, Higuainin.

Përveç se Sarri i ka inkurajuar dy klubet të fillojnë negociatat për një shkëmbim afat-shkurtës, trajneri italian gjithashtu e ka kontaktuar Pipitan gjatë muajit të kaluar për ta diskutuar mundësinë e këtij transferimi.

Mediat italiane raportojnë se kjo bisedë mes Higuainit dhe Sarrit u bë pasi ai u ndëshkua me karton të kuq gjatë disfatës kundër ish-klubit të tij, Juventusit. Për shkak të këtij kartoni të kuq, argjentinasi ishte pezulluar për dy ndeshje.

Higuaini nuk ka arritur ta shënojë asnjë gol në gjashtë javët e fundit të Serisë A, pas transferimin të tij në Milan. Ai ishte larguar nga Juventusi për 18 milionë euro dhe klubi i tij i ri e ka opsionin për ta blerë atë përfundimisht për 36 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëse arrihet marrëveshja edhe me Juventusin, Milani dëshiron ta dërgojë Higuainin në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të janarit për gjashtë muajt e fundit të marrëveshjes për huazim, si dhe t’ia dorëzojnë opsionin për ta blerë argjentinasin, në shkëmbim për Moratën. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2018, ora 23:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori