Sarri tregon ku gaboi Juventusi ndaj Atleticos
Mauricio Sarri shpreh keqardhjen që doli vetëm me 1 pikë nga transferta me Atleticon e Madridit.

Edhe pse pranon se Juventusi i tij bëri një ndeshje të vërtetë mbrëmjen e djeshme, Sarri shprehet se ekipi i tij duhet të jetë më i përqendruar gjatë ndeshjes.

"Luajtëm një ndeshje të vërtetë. Treguam rritje nga paraqitja e fundit në Firence, në një fushë të vështirë si ajo e Atleticos. Na u duk sikur e morëm fitoren, por sa keq që nuk e mbajtëm. Për një kohë të gjatë Juvja nuk ka shënuar dot në këtë stadium. Mund të shënonim edhe të tretin, por paguam çmimin në situata që mund t’i shënonim. Është për të ardhur keq. Duhet të përmirësohemi në agresivitet dhe përqendrim. Një gol nga goditja e këndit mund të shënohet nga një ekip me cilësi si Atletico, por goli i parë ishte totalisht i evitueshëm", deklaroi Sarri.
Shtuar më 19/09/2019, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori