Sarri vlerëson Moratan dhe Hazardin
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka vlerësuar Alvaro Moratan dhe Eden Hazardin pas fitores 3-1 në shtëpi ndaj Crystal Palace.

“Ai po rritet, në personalitet, në lojën me skuadrën, dhe tani jam shumë i lumtur”, tha Sarri për Moratan.

Ndërsa Hazard hyri në ndeshje nga stoli rezervë gjatë pjesës së dytë dhe pas dy minutave dha një asist për sulmuesin spanjoll.

“Në atë moment kishim nevojë për Hazardin. Ishte e nevojshme që ai të ishte në stolin rezervë në këtë ndeshje”.
Shtuar më 04/11/2018, ora 22:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori