Sarrit nuk i intereson shumë si ndjehet Dybala
Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri ka refuzuar të komentojë reagimin nga Paulo Dybala pas zëvendësimit në ndeshjen kundër Romës.

Ylli argjentinas u zëvendësua në pjesën e dytë duke u shfaqur i hidhëruar me vendimin e trajnerit.

Por, Sarri ka thënë se nuk i intereson aspak si ndihej Dybala.

"Dybala ishte i hidhëruar? Nuk më intereson aspak", u shpreh ai për mediat italiane.

"Nuk e njoh asnjë futbollist i cili është i kënaqur në momentin e zëvendësimit", theksoi Sarri.
Shtuar më 13/01/2020, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori