Sassuolo është fituesja surprizë e Tim Cup. Ekipi debutues i Serie A arriun të fitojë në stadiumin e saj turneun trekëndor me
Milan dhe Juventus, në mënyrë surprizë falë fitores me kuqezinjtë në kohën e rregullt që i jep titullin pavarsisht humbjes me penallti me bardhezinjtë. Ndeshja më interesante e mbrëmjes ishte sigurisht ajo e para mes skuadrës së Allegrit dhe Juventusit të Contes, me këtë të fundit që provoi dhe dyshen Tevez-Llorente. Dy sulmuesit e rinj të bardhezinjve gjithsesi treguan pak gjëra në fushë duke mos qënë ende dhe në 100% të formës fizike. Rastin më të mirë madje e pati Robinho nga
pika e bardhë por u ndal nga portieri Storari.
Takimi u vendos nga penalltitë ku deciziv rezultoi gabimi i Padoin me Milanin që fitoi 7-6, por me Nocerinon që bëri një figurë të shëmtuar kur provoi lugën në 11-metërshin e tij duke ngritur topin mbi traversë.
Në takimin e dytë u përballën Juventus dhe
Sassuolo dhe goli sërish mungoi. Madje vendasit luajtën më mirë përballë bardhezinjve që çaluan disi, por në fund fituan nga
pika e bardhë falë portierit të tyre të tretë Rubinho që priti goditjet e Berardit, Alexe dhe Terranovas.
Golat duket se ishin ruajtur për ndeshjen e fundit, ku
Milan dhe Sasuolo zhvilluan një ndeshje më të këndshme se dy të parat. Petanja shënoi në minutën e 3-të për Milanin por Gaetano Masuci barazoi për Sasuolon në minutën e 12-të.
Episodi për tu veçuar gjithsesi është dalja nga fusha e Constant për kore raciste në minutën e 30-të. Lojtari zëvendësohet nga drejtuesit e klubit dhe ndeshja vazhdon duke dhuruar një tjetër surprizë golin e dytë të Sassuolos që i jep trofeun ekipit debutues të Serie A.
Të paktën këtë herë ligji i pashkruar i këtij kompeticioni se kush
fiton kupën nuk
fiton kampionatin është i sigurtë që do të përsëritet. /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2013,
ora 10:15