Sassuolo mposht Romën me "poker" golash (VIDEO)

Roma është turpëruar nga Sossuolo në shtëpinë e kësaj të fundit.

Skuadra e kryeqytit është mposhtur me rezultatin e thellë 4-2, me vendasit që ishin thuajse perfekt.

Francesco Caputo ishte lojtari që gjeti dy golat e parë të këtij takimi, në minutat 7’ dhe 16’

Sassuolo vazhdoi të kërkonte golin edhe pas epërsisë së dyfisht dhe në minutën e 26’ shënoi përsëri me anë të Filip Djuricic, për rezultatin 3:0. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola. Fillimisht ishte Edin Dzeko ai që shënoiminutën e 55’, duke dhënë sinjale shprese për Romën.

Kryeqytetasit morën tjetër goditje në minutën e 69’ kur Lorenzo Pellegrini u ndëshkua me karton të kuq, por në minutën e 72’ u rikthyen seriozisht në lojë, kur Jordan Veretout shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, për 3:2.

Por, qysh në aksionin e parë pas këtij goli, një minutë më vonë, Jeremie Boga shënoi një super-gol për të dërguar shifrat në 4:2.

Sassuolo me këtë fitore tashmë numëron 26 pikë dhe ngjitet në vendin e 13-të.

Roma në anën tjetër mbetet në kuotën e 39 pikëve dhe qëndron në vendin e katërt.
Shtuar më 01/02/2020, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori