Scaroni: Po mendojmë që të ndërtojmë një stadium të ri bashkë me Interin
Milan “janë duke menduar për të ndërtuar një stadium të ri bashkë me Interin” për ta zëvendësuar San Siron, ka konfirmuar presidenti Paolo Scaroni.

“Për Milan është e rëndësishme të jetë në vendin e katër”

Takimi në mes të dy gjigantëve të Serie A me Këshillin Komunal ku ishte fokusuar në ndërtimin e një arene të re futbolli, pra duke mos rindërtuar stadiumin Giuseppe Meazza.

“I prezantoj pronarët, të cilët kanë investuar shumë para dhe që janë në diskutimet për të diskutuar një stadium të ri në Milan”, ka thënë Scaroni për gazetarët gjatë një mbrëmje për Krishtlindje me skuadrën e të rinjve.

“Ne po mendojmë që të ndërtojmë një stadium të ri bashkë me Interin”. /albeu.com/
Shtuar më 20/12/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori