Schalke 04 "blindon" Huntelaar
Sulmuesi i Schalke 04, hollandezi Klaas Jan Huntelaar, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, është gati për të rinovuar kontratën e tij me klubin nga Gelsenkirchen. Sipas së përditshmes gjermane "Bild", Huntelaar do të rinovojë kontratën e tij gjatë muajit dhjetor në bazët ë së cilës do të përfitojë 8 milionë euro në sezon duke u bërë një ndër futbollistët më të paguar në Bundesligë dhe jo vetëm.

Paraqitja mjaft e mirë e sulmuesit të Kombëtares së Hollandës ka bërë që pas tij të "vrapojnë" klube me emër si Juventus dhe Liverpool.

Klaas Jan Huntelaar ka luajtur më parë me Ajax, Real Madrid dhe Milan. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2012, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori