Schalke fiton minimalisht ndaj Wolfsburgut dhe kualifikohet në gjysmë-finale të Kupës
Schalke 04 është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinale të DFB Pokal të këtij sezoni.

Tashmë janë konfirmuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të DFB Pokal, pas fitoresSchalkes 1-0 ndaj Wolfsburg.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi shtatlartë, Burgstaller në minutën e 10’-të të ndeshjes.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti sulmuesi Admir Mehmedi për skuadrën e Wolfsburgut, ku u ndëshkua me karton të verdhë.

Përveç Schalkes, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Frankfurt, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2018, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori