Schalke në krizë, kapiteni dorëzon shiritin (VIDEO)
Schalke 04 po kalon një krizë të thellë rezultatesh këtë sezon duke rrezikuar rënien nga kategoria.

Humbja 0-4 që skuadra ka pësuar në fushën e saj ndaj Fortuna Dusseldorf ka bërë që tifozët të vërshëllejnë skuadrën.

Madje një grup nga tifozët ultras kanë hyrë në fushë, duke detyruar lojtarin Benjamin Stambouli që mes lotësh të dorëzojë shiritin e kapitenit.

Ndërkohë trajneri Domenico Tedesco është pranë shkarkimit pas kësaj humbje, ndërkohë që në konferencën e shtypit u mbrojt, duke thënë: "Në fushë pashë një ekip pa jetë".
Shtuar më 03/03/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori