Schalke 04 nuk po ringrihet dot pas koronavirusit, mposhtet edhe nga Augsburg (VIDEO)
Humbja e thellë e pësuar nga Borussia Dortmund gjatë javës së kaluar duket se nuk ka kaluar pa pasojapër
Schalke, të cilët sot u mposhtën 0:3 nga
Augsburg.
Augsburg gjeten rrugën e golit qysh pas gjashtë minutave lojë në 'VELTINS-Arena', kur Eduard Loewen tundi rrjetën.
Goli i Loewen ishte ai që vendosi pjesën e parë të këtij takimi, kurse mysafirët patën diçka edhe për 45 minutëshin e dytë.
Në
minutën e 76’ të takimit, N.Sarenren-Bazee shënoi edhe golin e dytë të
Augsburg, për të shuar dilemën e fituesit, shkruan lajmi.net.
Rezultatin final 0:3 në këtë ndeshje e vendosi Sergio Cordova, me golin e shënuar në
minutën e 91′, për goditjen finale të
Schalke.
Me këtë fitore,
Augsburg shkëputet nga fundi i tabelës, duke u ngritur tashmë në 30 pikë, për pozitën e 12-të në tabelë.
Schalke ndërkohë vazhdon të mbetet në kuotën e 37 pikëve, dhe aktualisht mbanë pozitën e tetë.
Shtuar më 24/05/2020,
ora 15:38