Schick beson se Roma do ta përsërisë të njëjtën ndeshjes si me Barcelonën
Patrik Schick beson se Roma ka mundësi të përsëritë triumfin historik kundër Barcelonës dhe të shënojë tri gola të mërkurën teksa Liverpooli nuk është i fortë në mbrojtje si në sulm.

“Si ndaj Barcelonës, do të ketë atmosferë të shkëlqyer”.

“Do të jetë edhe më e madhe ndaj Liverpoolit. Në fund të ndeshje së parë e kemi parë se Liverpooli nuk është i fortë në mbrojtje sa në sulm, kështu që kemi mundësi të shënojmë tri gola në shtëpi”.

“Për mendimin tim ne dueht të dalim në fushë pa frikë me përkushtim dhe guxim të madh”, deklaroi Schick. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2018, ora 09:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori