Scholes dhe Manchesteri në finalen e madhe (VIDEO)
Albeu.com
Një gol i shënuar nga Paul Scholes, ishte i mjaftueshëm për ti sjellë fitoren minimale Manchester Unitedit, duke eliminuar kështu ekipin e Barcelonës në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Ndeshja u shoqërua me mjaft raste nga të dyja ekipet, me një start dhe përfundim më insistues nga miqtë spanjollë.

Goli i Scholes erdhi pas 14 minutash lojë, duke e bërë kështu Manchesterin finalistin e parë të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni. Ndeshja e parë mes dy ekipeve, e luajtur në Camp Nou gjatë javës së kaluar, përfundoi me barazim pa gola.

Me këtë kualifikim, djajtë e kuq mbeten në garë për dy tituj, përfshirë edhe Premierligën, ku janë kryesues, por me pikë të barabarta me Chelsean.

Ekipi tjetër i cili do të udhëtojë në finalen e Moskës, do të zgjidhet sot, në ndeshjen e Stamford Bridge mes dy ekipeve angleze, Liverpoolit dhe Chelseat, të cilët në ndeshjen e parë të luajtur në Anfield, barazuan 1-1.

Ja goli i ndeshjes:


(start/albeu)
Shtuar më 01/05/2008, ora 01:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori