Scholes i bashkohet debatit, zgjedh më të mirin mes Messit dhe Ronaldos
Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka pranuar se Lionel Messi është lojtari më i mirë.

45-vjeçari anglez luajti së bashku me Ronaldon gjatë gjashtë viteve të shkëlqyera të CR7 në Old Trafford.

Scholes ishte i shpejtë për të theksuar se ai ndau fushën me ish futbollistët legjendar si Eric Cantona, Zinedine Zidane, Andrea Pirlo dhe Xavi.


“Unë mendoj për lojtarët e shkëlqyeshëm me të cilët kam ndarë fushën: Eric Cantona, Zinedine Zidane, Pirlo, Xavi, Cristiano Ronaldo dhe më i madhi nga të gjithë është Messi”, ka thënë Scholes për The Independent.

Scholes, i cili vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave, ka luajtur katër herë kundër Messit në karrierën e tij të zgjuar.

Ish-ylli i Djajve të Kuq u përplas me Messin gjatë të dy ndeshjeve të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2008 dhe në finalet e 2009 dhe 2011.

Anglezi kujtoi raste kur Messi ishte i pandalshëm dhe e lavdëroi për talentin dhe punën e tij.
Shtuar më 11/09/2020, ora 17:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori