Scholes: Rooney-Falcao-RVP? S'mund të luajnë bashkë
Pëlqej
Ish futbollisti i Manchester United dhe Anglisë, Paul Scholes është i paqartë se si tekniku i "Djajve të Kuq" Louis van Gal do të hedhë në fushë tre sulmuesit Wayne Rooney, Radamel Falcao dhe Robin Van Persie. Scholes mendon se kolumbiani është i jashtëzakonshëm, por këmbëngul se tekniku 63-vjeçar mund të aktivizojë vetëm dy sulmues njëkohësisht.

"Kur kam parë Falcaon të luajë te Porto, Atletico Madrid dhe Monaco, në fushë ishte një sulmues me një lëvizje të jashtëzakonshme dhe një rekord golash që nuk kanë lidhje me këtë botë. Ardhja e tij sjell konkurrencë në sulm. Nuk ka mundësi që Van Gaal të hedhë në fushë si Falcaon, Rooneyn dhe Van Persien. Vetëm dy prej tyre mund të aktivizohen", u shpreh anglezi.

Paul Scholes është i mendimit milionat e shpenzuar gjatë merkatos së verës do e kualifikojnë Manchester United në Champions League sezonin e ardhshëm. /albeu.com/



Shtuar më 06/09/2014, ora 16:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori