Legjenda e skuadrës së Manchester United, Paul
Scholes ka theksuar se skuadra anlgeze nuk ka për ta fituar kurrë titullin kampion me një sulmues si Romelu
Lukaku. Belgu ka
shënuar 31
gola në 62 ndeshje, por për
Scholes kjo statistikë nuk mjafton.
“Nuk jam i sigurt se ata do të arrijnë ta fitojnë ndonjëherë ligën me një golashënues si ai. Nuk mendoj se ai është mjaftueshëm i mirë për të luajtur edhe jashtë 16-metërshit.
Nuk jam i sigurt se ai punon mjaftueshëm, por është ende një djalosh i ri, i cili ka arritur shumë dhe ka
shënuar shumë
gola. Ai është i shpejtë dhe i fuqishëm, por
Lukaku është njëri nga lojtarët e Manchester Unitedit që duket se i mungon vetëbesimi”, tha
Scholes. /albeu.com/
Shtuar më 17/10/2018,
ora 11:30