Schuster: Këtë trajner i kam sugjeruar Perezit
Pëlqej
Ish lojtari dhe ish trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster ia ka rekomanduar trajnerin e Gjermanisë, Joachim Low ekipit të Real Madridit.

Edhe pse kampionët e Europës kanë nënshkruar kontratë me trajnerin e tanishëm, Santiago Solari, kontratë që e mban atë deri më 2021, por qysh tash ka raporte se një emër më i madh duhet që ta zëvendësojë atë në verë.

“Kam folur me presidentin Florentino Perez në një mbrëmje gala dhe i kam sugjeruar Low”, ka thënë ai .

“Perez me shikoj çuditshëm, sikurse ta befasoja atë”.

“Gjermanët janë shumë të respektuar në Real. Parasëgjithash, ne kemi bërë punë të mirë aty, nuk do të befasohesha nëse Reali do të përpiqet që ta punësoj atë në verën që vjen”, përfundoi Schuster. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2019, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori