Schuster rrezikon pozicionin nese Real nuk fiton ndaj Valladolid
Pëlqej
Albeu.com
Mediat spanjolle përcjellin lajmin se trajneri i Real Madridit, Bernd Shuster do të përballet me shkarkim nga detyra nëse nuk i fiton të tri pikët në ndeshjen e ardhshme përballë Valladolid.
Real Madridi mbrëmë u eliminua nga Copa del Rey nga ekipi i divizionit të dytë Real Union, pas një goli të mysafirëve në minutat e fundit të ndeshjes, që u mundësoi atyre të kualifikohen falë më shumë golave në udhëtim.

Sipas Marca, drejtuesit e Realit mbrëmë kanë zhvilluar një takim krize për të biseduar për situatën në klub. Spekulohet se është vendosur që Schuster të shkarkohet nëse ai nuk i fiton të tri pikët me Valladolid, ndeshje që zhvillohet të shtunën.

Nëse kjo ndodh, pritet që pozitën e trajnerit ta marrë sekretari teknik, Miguel Angel Portugal, i cili ka besim të plotë në presidentin Ramon Calderon.
Shtuar më 12/11/2008, ora 22:14
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori