Skuadra e
Bayern Munchen ka nxjerrë zyrtarisht jashtë
merkatos mesfushorin e tyre Bastian
Schweinsteiger.Ka qenë vetë
trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes që ka përjashtuar opsionin e largimit të mesfushorit nga ekipi bavarez.
I ndjekur nga gjysma e klubeve të Europës, sidomos nga Manchester United që kërkon zëvendësuesin e Scholes, për të gjithë verën
Schweinsteiger ka qenë në qendër të zërave të
merkatos.
Por, të paktën edhe për një sezon, mesfushori gjerman nuk do të lëvizë nga "Allianz Arena" pasi për këtë gjë ka siguruar
trajneri i
Bayern Munchenit./albeu.com/
Shtuar më 04/08/2011,
ora 18:59