Schweinsteiger ne vend te Nedved?
Pëlqej
Albeu.com
Drejtuesit e Juventusit shpresojnë që problemet me kontratën e lojtarit të Bayern Munich, Bastian Schweinsteiger, do t’ua japin mundësinë që ata të intervenojnë për ta rrëmbyer mesfushorin gjerman.
Zonja e Vjetër është në kërkim të një zëvendësuesi të Pavel Nedvedit, ndërsa qe një kohë të gjatë janë në kërkim të mesfushorit bavarez.

‘Furia çeke’ pritet që në fund të këtij sezoni t’i japë fund karrierës së tij dhe sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtori sportiv i Juves, Alessio Secco, ka vendosur që ta transferojë gjermanin të cilit në qershor i përfundon kontrata me Bayrenin.

Gazeta në fjalë, njofton se Juventus ka përgatitur një ofertë katërvjeçare me një pagë 3.4 milionë euro në vit.
Shtuar më 25/11/2008, ora 03:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori