Schweinsteiger qëndis flamurin serb në këpucë (FOTO)

cët e reja të Bastian Schweinsteiger nuk do t'i pëlqejnë të gjithë tifozëve të tij, mbi të gjitha atyre shqiptarë por me siguri do t'i pëlqejnë të fejuarës së tij, Ana Ivanovic. Së fundmi mesfushori i Bayernit shumë i adhuruar në vendin e tonë dhe për lojën e tij me bavarezët dhe Kombëtaren Gjermane ka vendosur të qepë dhe flamurin serb në këpucët e tij të reja si shenjë dashurie për tenisten Ivanovic.

Gjithsesi me këtë gjest mund të ketë mërzitur jo pak fansat e tij shqiptarë.

Megjithatë veprimi i Bastian është i sigurtë që nuk garanton një lidhje të përjetshme, pasi dhe më parë futbollisti ka pasur të shkruar në këpucët e tij emrin e ish të dashurës Sarah, me të cilën u nda në muajin tetor përpara se të lidhje me Anën.

Për momentin tenistja serbe po merr pjesë në Australian Open, dhe gjesti i të fejuarit të saj mund të jetë një mbështetje jo e vogël në një turne kaq të rëndësishëm. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2015, ora 09:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori