Schweinsteiger rikthehet tek Bayern Munich?
Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, kërkon të rikthejë në klub Bastian Schëeinsteiger, në një rol të ri.

Rummenigge ka thënë se komunikon shpesh me 35-vjeçarin dhe se ia ka bërë atij me dije se dera e Bayernit është gjithmonë e hapur për të.

"Bayerni është gjithmonë i interesuar të lidhet me ish-futbollistët e vet të rëndësishëm. Për shembull, do të më pëlqente sikur Bastian Schëeinsteiger të kthehej te ne", tha Rummenigge.

Nuk dihet se çfarë roli mund t’i ofrohet Schëeinsteigerit në Bayern, por në të kaluarën është folur se atij mund t’i ofrohet roli i drejtorit sportiv.



Shtuar më 10/03/2019, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori