Schweinsteiger si Iniesta dhe Xavi
Bastian Schweinsteiger Foto:AP
Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes beson se mesfushori Bastian Schweinsteiger është në shkallë të njëjtë me dyshen e Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi.

Heynckes ka rezervuar lëvdata për Schweinsteigerin pas paraqitjes së tij në fitoren 2-0 ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të martën.

"Ai është zemra e ekipit, mesfushor ime aftësi të jashtëzakonshme teknike. Mendoj se është në rang me Iniestan dhe Xavin".

"Ai luajti në atë shkallë kundër Manchester Cityt", tha Heynckes për uebfaqen zyrtare të Bayernit. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 20:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori