Scolari: Neymar-Messi, idhujt e sezonit të ardhshëm
Trajneri i Brazilit, Luiz Filipe Scolari është i bindur se Neymar sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i katalanasve. Në një prononcim për mediat spanjolle 64-vjeçari thurri elozhe për yllin e Sanosit.

“Skuadra që do të nënshkruajë me Neymar padyshim që është Barcelona. 20-vjeçari do të jetë një nënshkrim i shkëlqyer për klubin blaugrana. Neymar, së bashku me Messin do të jetë një idhull sezonin e ardhshëm. Braziliani është një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm” deklaroi Scolari. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori