Scolari: Neymar, perfekt për Barçën
Ish trajneri i Brazilit, Felipe Scolari, kampion bote me Seleçaon në Japoni-Kore 2002, ka folur rreth një transferimi të mundshëm të yllit të Santos Neymar drejt Barcelonës. Sipas teknikut karioka, 20-vjeçari do të ishte një blerje e goditur pasi do të përshtatej shumë mirë me blaugranat.

"Është një futbollist me cilësi të shkëlqyera. Tani po punon me një trajner të madh dhe po përmirësohet në aspektin teknik. Në Brazil është shumë i lumtur", u shpreh Scolari.

Përsa i përket kalimit të mundshëm në Camp Nou ai u përgjigj shkurt: "Neymar do të përshtatej shumë mirë dhe shpejt me Barcelonën dhe do të ishte lojtari ideal". /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2012, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori