Scolari përfshihet në bordin e Chelseat
Albeu.com
Sipas Guardian, posti i ri i Scolarit në bordin e klubit, i jep një pozitë edhe më të fuqishme atij, krahasuar me ish-trajnerin e famshëm Jose Mourinho, pas vetëm tre muajsh pasi braziliani erdhi në stolin e Chelseat.Mediat angleze kanë shkruar sot se trajneri i Chelseat, Luiz Felipe Scolari, ka marrë një rol edhe në bordin e klubit.
Sipas Guardian, posti i ri i Scolarit në bordin e klubit, i jep një pozitë edhe më të fuqishme atij, krahasuar me ish-trajnerin e famshëm Jose Mourinho, pas vetëm tre muajsh pasi braziliani erdhi në stolin e Chelseat.

Scolari në bord futet si zëvendësim për Avran Grant, i cili është larguar nga klubi pas finales së Ligës së Kampionëve, në muajin maj.

Braziliani do të bashkohet kështu me drejtorin ekzekutiv Peter Kenyon, presidentin Bruce Buck, dhe zëvendësin e Roman Abramovich, Eugene Tenenbaum.
Shtuar më 10/10/2008, ora 21:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori