Sqarohet zënka mes Allegrit dhe Inzaghit
Massimiliano Allegri dhe Pippo Inzaghi janë sqaruar pas një përpasjeje që kanë pasur dy ditë më parë. "Nuk ka ndodhur asgjë. Me Pippon nuk kemi pasur asnjë problem. Ka qenë një shkëmbim opinionesh pa fyerje", kështu është shprehur tekniku i Milanit Allegri.

Të njëjtën gjë deklaroi edhe Inzaghi i cili u shpreh se nuk kishte ndodhua asnjë përplasje mes tyre ndërsa ka nënvizuar se Milani kishte nevojë për ti dhënë një dorë në këto momente jo të mira që po kalon.


Incidenti mes tyre nisi në qëndrën sportive Vismara ku është teknik Inzaghi. Allegri, mësohet të ketë shkuar në Visdmara për tu takuar me të rinjtë por rastësia e ka vënë përballë Inzaghit, që projektohet si pasuesi i Allegrit në stolin kuqezi. Pas një përshëndetjeje jo reciproke kanë shpërthyer fyrjet e rënda, dhunë verbale, madje thuhet se kanë arritur deri në shtyrje fizike kur Allegri akuzoi Inzaghin se kërkon ti zërë vendin. /albeu.com/



Shtuar më 22/09/2012, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori