S'do ta besoni shifrën e frikshme që paguhet në Angli për të transmetuar Championsin
Televizioni britanik “BT Sport”, ka paguar 1.2 miliard sterlina për të transmetuar Champions Leagues dhe Europa Leagues në Britaninë e Madhe.

Lajmi është konfirmuar nga vetë gjigantët britanikë të cilët edhe për tre sezonet e ardhshme do të kenë ekskluzivitetin për të transmetuar dy kompeticionet më të rëndësishme në Europë, Champions League dhe Europa League.

"Ne jemi të kënaqur që do transmetojmë edhe për tre vitet e ardhshme ndeshjet e Champions League dhe UEFA Europa League. Këto dy kompeticione janë dy nga garat më të rëndësishme në botë", ka deklaruar drejtori ekzekutiv i BT Sport, John Petter.


Shtuar më 06/03/2017, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori