Sedorfi numeron 300 prezenca me Milanin e tij
Pëlqej
Albeu.com
Milano - Klaren Sedorf kapi shifrën e 300 ndeshjeve me Milanin. Ndeshja e fundit me Portsmuthin në Kupën Uefa, rrumbullakos numrin e prezencave të tij me klubin italian.Ndeshja e tij e parë daton në gushtin e vitit 2002, kur Milani luante ndeshjen eliminatore për Ligën e Kampioneve me Sllovan Liberecin. Në atë takim, ku debutoi lojtari holandez, Milani fitoi ndeshjen me një gol të Inzagit.

Për të bërë prezencën e tij të parë në Serinë A, Sedorfi duhet të priste një muaj për të filluar sezoni 2002-2003. Skuadra kundërshtare e Milanit në ndeshjen e tij të parë në Itali, ishte Modena. Kuqëzinjtë e fituan takimin me rezultatin e thellë 3-0.

Që nga paraqitja e tij e parë me fanellën e Milanit, marrëdhëniet me trajnerin Ançeloti janë nga më të shkëlqyerat. Klaren Sedorf ka fituar gjithçka me skuadrën kuqezi, 2 Liga Kampionesh, 1 Mondial për klubet, 1 Skudeto, 1 Kupë Italie, 1 Superkupë Italie dhe 2 Superkupa Europe.

Kulmin e tij me Milanin, Sedorfi e arrin në sezonin 2006-2007, ku lojtari dha një kontribut të pazëvëndësueshëm në fitimin e Ligës së Kampioneve në natën e paharrueshme të Athinës.

Holandezi shënoi në çerekfinale kundër Bajernit të Mynihut, një gol tjetër të shkëlqyer shënoi edhe me Mançesterin në gjysmëfinale, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të suksesit kuqezi.

Kontributi i numrit dhjetë tek Milani, ishte i madh edhe në Mondialin e klubeve që u zhvillua para një viti në Japoni, ku kuqezinjtë u shpallën kampionë botë.

Lojtari me formën që gëzon aktualisht, premton një vazhdimësi të mirë edhe në të ardhmen.(start)
Shtuar më 28/11/2008, ora 20:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori