Seedorf: Do jem trajneri i ri i Milanit
Clarence Seedorf heq dorë nga futbolli i luajtur. Futbollisti hollandez ka njoftuar gjatë konferencë për shtyp, që po zhvillohet tashmë në Brazil, në prezencën e presidentit të Botafogo, Mauricio Assumption dhe të agjentit të tij Deborah Martin, largimin përfundimtar të tij nga futbolli.


"E le futbollin pas 22 vjetësh. Ka qënë një natë e vështirë, por unë jam i lumtur për atë që kam bërë gjatë karrierës sime dhe nga ajo që kam bërë me Botafogon. Lumturia ime është fakti që kam lënë pas rezultate të rëndësishme në fushë. Dua të falenderoj disa persona: Oswaldo de Olvieira që më ka ndihmuar shumë, Altamiro që më ka dhënë një dorë për tu ambjentuar. I uroj Botafogos gjithë të mirat. Kjo eksperiencë do të më ndihmojë në hapin tim të ardhshëm që është drejtimi i Milanit"", është shprehur mes të tjerash Clarence Seedorf. /albeu.com/

Shtuar më 14/01/2014, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori