Seedorf drejt Juventus
Sezonin e ardhshëm mesfushës së Juventusit mund t’i shtohen nuancat kuqezi. Klubi torinez po planifikon një tjetër goditje të stilit Pirlo pas përfundimit të këtij sezoni. Emri i ri në axhendën e drejtorit të përgjithshëm, Giuseppe Marrotta, është ai i mesfushorit Clarence Seedorf.

Holandezi 36- vjeçar, edhe pse në një moshë madhore, është një nga lojtarët që sipas trajnerit Antonio Conte mund t’i shtojë cilësi formacionit të tij, edhe pse ai nuk është gati t’i japë garanci teknike e të qenit titullar fiks.

Por, fillimisht, selia juventine do të presë se çfarë Sedorf do të bëjë me të ardhmen e tij. Kontrata me kampionët në fuqi të Italisë skadon në fund të këtij sezoni dhe numri 10 fillimisht do të bisedojë çështjen kontraktuale me administratorin e Milan, Adriano Galliani, përpara se të nisë bisedimet me Juven. Këta të fundit, në rast se Seedorf do të lirohet, janë gati t’i ofrojnë holandezit një kontratë një-vjeçare, prej 2-2.5 milionë eurosh, duke kujtuar që përfitimi aktual i tij te Milani është 3.5 milionë.

Por, më shumë sesa çështja ekonomike, është ajo sentimentale që mund të mos e konkretizojë këtë marrëveshje, sepse tifozët milanistë nuk do e prisnin mirë një tjetër “tradhtar” që vishet bardhezi pas 10 vitesh.

Të mos harrojmë që Juventusi ka nisur kontaktet edhe me Alesandro Nestën. Për të bindur mbrojtësin e Milanit klubi ka “punësuar” si menaxher Andrea Pirlon, i cili pak ditë më parë pranoi se këtë ide ia ka pasqyruar mikut të tij, ndaj mohimi i djeshëm i drejtorit bardhezi, Giuseppe Marrotta, është një gënjeshtër./albeu.com/
Shtuar më 11/04/2012, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori