Seedorf: Drogba do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm
Albeu.com
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, e ka këshilluar ekipin e tij ta angazhojë sulmuesin e Chelseat, Didier Drogba, sipas te cilit Drogba do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm.
Milanit sigurisht që i duhet një sulmues i klasit botërorë, ndërsa Seedorf mendon se Drogba do të ishte një përforcim ideal.

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë muajve të fundit vazhdimisht është lidhur me një kalim tek Milani, ndërsa sipas disa medieve një marrëveshje tashmë është arritur.

“Mund të them se me kënaqësi do të dëshiroja që Drogba të arrinte në Milan. Ai është sulmues i shkëlqyeshëm dhe një lloj i lojtarit i cili na ka munguar. Derisa ai nuk është i kënaqur në Stamford Bridge, duhet të gjejë një zgjidhje”, ka thënë holandezi.
Shtuar më 19/05/2008, ora 19:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori