Seedorf: Dua Kupën UEFA dhe Superkupën e Evropës
Albeu.com
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, thotë se dëshiron që ta fitojë Kupën UEFA dhe pastaj të festojë në ndeshjen me fituesin e Ligës së Kampionëve.
Rosonerët përgatiten për ndeshjen e kthimit ndaj Zurichut që zhvillohet nesër, por tashmë janë me një këmbë në fazën e grupeve të Kupës UEFA, falë fitores në San Siro para dy javësh.

“Këtë vit dua të fitojmë në Kupën UEFA dhe pastaj të fitojmë ndaj fituesit të Ligës së Kampionëve në Superkupën Evropiane”, ka thënë Seedorf.
Shtuar më 01/10/2008, ora 18:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori