Seedorf e nis keq, dëmtohet Pazzini
Telashi i parë për Clarence Seedorf: trajneri i ri i Milan nuk mund të mbështetet në shërbimet e Giampaolo Pazzinit. Sulmuesi kuqezi ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe pritet të qëndrojë për një kohë të gjatë larg fushave të blerta.

Ekzaminimet e hollësishme mjekësore priten të kryhen pas 8 ose 10 ditësh dhe vetëm pas kësaj date mund të mësohet zyrtarisht periudha e rekuperimit.

Pas largimit të Alesandro Matri drejt Fiorentinës Milan është në vështirësi për sulmues dhe ndoshta Seedorf do të kërkojë të ndërhyjë në merkato. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori