Seedorf mbërrin në Milanello (FOTO-LAJM)

Tekniku i ri i skuadrës së Milanit është gati për të drejtuar këtë skuadër. Seedorf është fotografuar në Milanello gjatë seancës stërvitore me kuqezinjtë teksa shoqërohje nga Galliani.

Ndërkohë që skuadra ka publikuar edhe foto të nënshkrimit të kontratës e cila përfundon më 30 Qershor 2016. I ulur përkrah administratorit Adriano Galliani, profesori holandez vulosi kështu nisjen e një aventure të dytë në Milanello, duke firmosur kontratën, por këtë herë si trajner i skuadrës. Menjëherë firma e Seedorf u pasua edhe nga njoftimi zyrtar i Milanit në Twitter, i shoqëruar me foton e dy të pranishmëve në zyrën e Gallianit. /albeu.com/




Shtuar më 16/01/2014, ora 15:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori