Seedorf-Milan edhe një vit bashkë
Gjithçka është vendosur ndërmjet Milanit dhe Clarence Seedorf ku ata kanë vendosur të rinovojnë kontratën edhe për një vit tjetër. Pas shumë dyshimeve gjithçka është vendosur sot nga drejtuesit e Milanit dhe agjenti i Seedorf.

Seedorf kërkohej nga disa skuadra Braziliane si Corinthians dhe Palmerias por sot këtyre dy skuadrave ju është mbyllur çdo shans për ta marrë hollandezin e Milanit.

Milani dhe Seedorf kanë arritur në një akord ku kontrata e tyre e re skadon në Korrik 2012. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2011, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori