Seedorf nuk luan në Euro 2008
Albeu.com
Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf vendimin për të mos luajtur në EURO 2008 ia ka transmetuar edhe trajnerit të kombëtares holandeze Marco Van Basten.Mesfushori i skuadrës së Milanit, Clarence Seedorf ka vendosur mos të luaj në EURO 2008 dhe për këtë vendim e ka njohtuar trajnerin e kombëtares holandeze Marco Van Basten.
Seedorf, i cili për Holandën nga viti 1994 ka zhvilluar 87 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola me siguri se do të mbetet me tri paraqitje në Kampionatet Europiane. Mesfushori ende nuk ka bërë të ditur se për cfarë arsye nuk don të luaj në EURO2008. "Isha I befasuar me deklaratën e tij. Nuk e kam pritur. I kam thënë Clarence-s, se e respektoj si futbollist por se vendimi i tij është përfundimtar" ka thënë trajneri holandez Van Basten i cili edhe ka bërë publike listën prej 30 futbollistëve që janë kandidat për EURO 2008. Në këtë listë ishte edhe Seedorf, por ai vetë është larguar.
Para katër vjet kur Van Basteni, kishte marë drejtimin e përfaqësueses së Holandës, për dy vjet nuk e kishte ftuar në përfaqësuese këtë mesfushor. Pas Seedorfin, luajti edhe në KB në Gjermani dhe në përfaqësuese e ftoi në fund të 2006-tës. Duket se Seedorf, karierën e tij do ta përfundojë pa trofe të fituar me kombëtaren e tij, pasi që në Ligën e Kampionëve Europian ka fituar katër tituj me tre klube të ndryshme. (Alsat)
Shtuar më 14/05/2008, ora 18:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori