Seedorf, pritje madhështore në Brazil (VIDEO)









Ish mesfushorit të Milan, Clarence Seedorf, i cili u largua këtë fillim vere nga nënkampionët e Italisë për te brazilianët e Botafogo, i është bërë një pritje madhështore në aeroportin e qytetit brazilian.

Qindra tifozë dhe reporterë kishin dalë për ti dhënë mirëseardhjen hollandezit me origjinë nga Surinami, i cili edhe pse në përfundim të karrierës ka ende miliona fansa.

Clarence Seedorf më parë ka luajtur me Ajax dhe Real Madrid dhe është i vetmi futbollist që ka fituar 3 herë Champions League me 3 ekipe të ndryshme. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2012, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori