Sejdini: Pa merkato Dinamo bie
Trajneri i Dinamos, Faruk Sejdini, ka fajësuar skuadrën e tij për veprimet amatoreske në fushë dhe ka kërkuar përforcime në janar për ta shpëtuar Dinamon nga rënia.

“Ky ekip vuan nga një problematikë, sepse kështu është ndërtuar, por më duhet të pohoj se gjithnjë ndëshkohemi nga gabime amatoreske. Sot (dje) m’u duk se diçka do të merrnim nga mënyra se si u zhvillua pjesa e parë, por pjesën e dytë vuajtëm nga psikologjia e rezistencës. Dalja e Krajës me karton të kuq e rëndoi gjendjen tonë. Ne nuk jemi ekip që ta kemi atë luks për të luajtur me 10 veta. Humbja erdhi për fajin tonë", u shpreh i zhgënjyer Sejdini.

"Në merkaton e janarit shpresojmë të bëjmë ndonjë përforcim. Pavarësisht asaj çka është folur, do të vazhdoj edhe më tej ta drejtoj Dinamon”,shtoi "xhaxhi".

Dinamo vazhdon të jetë e vetme në vend të fundit dhe akoma nuk ka arritur të marrë tre-pikëshin e parë në kampionat dhe pse kanë kaluar tetë javë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori