"Sekretet" e ceremonisë hapëse "Rusia 2018"
Pëlqej
Ditën e sotme nis Botërori i shumë pritur "Rusia 2018", ku 32 skuadra do te presin te përballen me njëra tjetrën për një qëllim të vetëm, fitmin e Kupës së Botës.

Ceremonia hapëse e Botërorit do të zhvillohet në “Luzhniki” të Moskës, 30 minuta përpara startit të ndeshjes së parë të Kupës së Botës, Rusi-Arabi Saudite në orën 17:00. Ajo do të nisë zyrtarisht në orën 16:30.

Kush do të përformojë? Uill Smith, Era Istrefi dhe Niki Xhem janë treshja e këngëtarëve që do të këndojnë himnin zyrtar të Botërorit rus.

Këngëtari britanik, Robi Uilliams, do të këndojë gjithashtu së bashku me sopranon me famë botërore, Aida Garifullina.

Ndërsa Plaçido Domino do të performojë gjithashtu përkrah tenorit peruan Huan Diego Florez dhe tenorëve vendëse Denis Matsuev, Ana Netrebko, Jusif Eivazov dhe Ana Netrebko.

Po tjetër? Në skenë do të ngjiten edhe 500 kërcimtarë, gjimnastë dhe xhonglerë, që do të shpalosin kulturën dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme ruse.

FIFA ka lajmëruar se ceremonia e këtij Botërori do të ketë një format të ndryshëm nga edicionet e shkuara. Fokusi i fortë do të vendoset te muzikaliteti, shkruan panorma.

Përveç ceremonisë së hapjes, do të ketë edhe një koncert në Sheshin e Kuq të Moskës që do kenë mundësi ta shijojnë turistët dhe banorët lokalë.

Me pak fjalë, prej orës 16:30 sintonizohuni përpara televizorit. Sepse Rusia premton një ceremoni të thjeshtë, por spektakolare, e cila nuk duhet humbur.
Shtuar më 14/06/2018, ora 09:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori