Gentian
Selmani bën hapin e madh në karrierë. Pas 18 muajsh te Menemenspor në ligën e parë
turke, portieri shqiptar është vetëm një hap larg transferimit në Superligën
turke te skuadra e
Yeni Malatyaspor që në këtë sezon pozicionohet në vendin e 9-të me 27 pikë pas 20 ndeshjesh.
Mediat
turke bëjnë me dije se akordi mes palëve është arritur dhe në orët e ardhshme do të zyrtarizohet edhe transferimi i Selmanit te
Yeni Malatyaspor. Dëmtimi i portierit të parë Ertac Ozbir ka bërë që drejtuesit e klubit nga Malatya të hidhen në sulm për Selmanin me 22-vjeçarin që nuk është menduar dy herë për të pranuar ofertën.
Gjatë këtyre 18 muajve pas kalimit nga Laçi tek Menemenspor
Selmani ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës nga Izmiri. Te
Yeni Malatyaspor,
Selmani nuk do të jetë vetëm pasi do të ketë shok skuadre, Jetmir Topallin ish-sulmuesin e Ballkanit.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 15:02