Semedo: Jap gjithçka për këtë fanellë
Nelson Semedo është prezantuar te Barcelona. Ai është i ngazëllyer me kalimin në “Camp Nou”.

Ai u transferua nga Benfica për 30 milionë euro dhe në Barcelona e cilësojnë si një Dani Alves të ri.

23 vjeçari u shpreh tejet i lumtur për transferimin në “Camp Nou”, duke thënë se “do të jap gjithçka për këtë klub”.

“Jam krenar që do të veshi këtë fanellë dhe do të jap gjithçka për këtë klub”, tha mbrojtësi 23 vjeçar.

“U emocionova shumë kur dëgjova për lajmin dhe mezi po pres t’i bashkohem ekipit”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 19:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori