Sëmundja e Pele përlot Neymar (VIDEO)
Ylli brazilian Neymar i ka emocionuar të pranishmit e një show televiziv në Brazil. Neymar ishte i ftuar në një mbrëmje televizive ku foli për të kaluarën e tij, fëmijërinë dhe zhvillimin si futbollist.

Por në momentin që u shfaq një video-mesazh nga legjenda braziliane Pele Neymar i emocionuar u përlot.

Pele prej ditës së djeshme ndodhet në spital ku iu nënshtrua një operacioni në ije. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2012, ora 19:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori