Senderos ne Fulham
Albeu.com
Philippe Senderos ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Fulham. Futbollisti zviceran shpreson që ta ndihmojë ekipin e ri ta ndërtojë një ekip të mirë, pas arritjes në finale të Europa League sezonin që shkoi.
Pasi i përfundoi kontrata me Arsenalin, mbrojtësi zviceran kaloi te rivalët londinezë si transfer i lirë.

“Jam i lumtur që po i bashkohem ekipit në periudhën më të suksesshme në histori të tij. Shpresoj se do të mund të kontribuoj në sezonet e ardhshme dhe që klubi të arrijë suksese të tjera”, tha 25 vjeçari për ueb faqen zyrtare të Fulham.
Shtuar më 19/07/2010, ora 18:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori