Senegali eliminohet, ushtria qetëson tifozët
Albeu.com
Mjaft nxehtë ishte në eliminatoret e kontinentit të Afrikës. Në eliminatore ndodhi edhe befasia e parë më e madhe, pasi që Senegali u eliminua dhe tifozët e këtij vendi shkaktuan rrëmujë të vërtetë dhe u desh të intervenojë edhe ushtria.
Përfaqësueses së Senegalit në terren vendas i nevojitej fitore ndaj Gambisë, por ndeshja u mbyll me barazimin 1:1 dhe me prishje të madhe të rendit në Dakar.
Tifozët senegalez jashtë stadiumit u përleshën me policinë, në qendër të qytetit kishin vendosur edhe barrikada, ashtu që në ndihmë policisë vendore iu kishte dalë edhe ushtria. Ata kishin sulmuar edhe selinë e federatës vendore të futbollit, ndërsa rrugët dukeshin se atje është zhvilluar një luftë e vërtetë. Një mos sukses i Senegalit ka gëzuar Algjerinë e cila ka vazhduar garat edhe pse në terren mysafir me Liberinë u ndanë pa gola.
Futbollistët e Algjerisë, Bregut të Fildishtë, Ganës, Malit, Marokos, Zambisë, Kamerunit dhe Nigerisë, kanë mbetur në gara për të siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e 2010-tës. Fituesit e 12 grupeve eliminatore, plus tetë përfaqësueset e dyta më të mira kualifikohen në fazën e dytë të eliminatoreve kur 20 përfaqësueset do të ndahen në pesë grupe dhe vetëm fituesit e grupeve sigurojnë pjesëmarrje në fazën përfundimtare të Botërorit 2010 që do zhvillohet në Afrikën e Jugut. (ALSAT-M)
Shtuar më 12/10/2008, ora 21:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori