Senol Gunes: Ishte një ndeshje e fortë, por ne e kërkuam më shumë fitoren
Trajner i Turqisë, Senol Gunes, ka folur për "Supersport" pas fitores 2-0 të marrë kundër Shqipërisë në Grupin H të eliminatoreve për Euro 2020.

"Rezultat i drejtë? Ekipi që e kërkoi më shumë fitoren ishim ne. Ishte një ndeshje e fortë, por ne e patëm më të lehtë pas golit të parë".

"Shqipëria ka lojtarë shumë të mirë, por nuk i pashë të qetë në fushën e lojës. Gjithsesi, mendoj se Shqipëria do të jetë një kundërshtar i vështirë për ekipet e tjera", ka thënë Gunes.
Shtuar më 22/03/2019, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori